#oranews #hecet #cmimienergjise #rritjaecmimeve #energjia
Mungesa e reshjeve por edhe reagimi në tregjet ndërkombëtare mbi çmimin e energjisë elektrike duket se parashikojnë një vit të vështirë në Shqipëri. Situata në hidrocentralin e Fierzës paraqitet dukshëm më e vështirë krahasuar me mesataren e 15 viteve të shkuara. Kështu në muajin qershor niveli në liqen ishte 288.99 metër, ndërsa mesatarja vjetore tregon 292 metra. Teksa grafika tregon se në korrik nis edhe rënia më e madhe.
Por edhe prurjet nuk flasin për optimizëm. Kështu sasia më e lartë e ujërave të mbledhur në liqen shënohet në muajin mars, me 355 m3 në sekond duke regjistruar kështu një ritëm më të lartë krahasuar me vitet e shkuara. Kanë qenë shirat e rënë në atë kohë që kanë sjellë një përmirësim të situatës, por më tej gjithçka është në rënie. Nga ana tjetër edhe prodhimi i energjisë, sipas të dhënave parashikohet në rënie, teksa në mesin e gushtit Korporata Elektoenergjetike Shqiptare raportoi se po prodhonte 17 mijë MWh energji nga HEC-et në vend për të përballuar kostot e shtuara nga rritja e çmimeve në bursa, teksa rezerva energjetike ka zbritur në 722.9 Gwh. Aktualisht në tregjet ndërkombëtare çmimi i shitjes së energjisë ka arritur në 533 euro megavat ora nga 500 që ishte ne muajin qershor. Aktualisht në Shqipëri çmimet në faturën e konsumatorit nuk kanë ndryshuar, por qeveria parashikon një rritje për familjet që shpenzojnë më shumë se 700 kilovat orë do të paguajnë sipas tregut.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vendi/hec-et-me-syte-nga-qielli-mimet-ne-bursa-detyrojne-prodhim-te-shtuar-i1053593
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube http://bit.ly/2DDddtL
Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s
Instagram https://www.instagram.com/oranewstv/
Twitter https://twitter.com/OraNewsRTV

- Category
- 722.9
Commenting disabled.